Mar. Tet 23rd, 2018

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Bushati: Të promovojmë vlerat e vendit tonë

TIRANË,12 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, fton të rinjtë të promovojnë vlerat e Shqipërisë në Botë.

Ministri Bushati shprehet se “ndodheni në Shqipëri për pushime dhe keni ardhur të kaloni ditë të paharruara me të afërmit tuaj në zona të ndryshme turistike. Eksploroni bukuritë e vendit, në det, në mal, e kudo dhe publikojini me hashtagun #colorusofalbania2018. Ndajmë së bashku deri më 30 shtator pamjet e bukura të Shqipërisë”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë më mirë se kushdo tjetër mund të ftojnë njëri – tjetrin për t’iu bashkuar promovimit të vlerave të vendit tonë  në ColoursofAlbania2018 , shprehet Bushati.

Po ashtu, Bushati shpërndan një video, ku Inva Nela e kthyer në Shqipëri për të bërë pushimet, fton të rinjtë të promovojmë vlerat e vendit tonë.

“Jam kthyer në Shqipëri për të bërë pushimet. Më pëlqen shumë të eksplorojë destinacionet turistike të vendit tonë, çfarë e bëjnë atë unik dhe një thesar të pa zbuluar. Ndaj të ftoj ty dhe miq e tu të eksploroni ndani me ne ngjyrat më  të bukura në ColoursofAlbania2018”, shprehet Inva Nela./e.caushi/

Kategori