Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, shtyhen ndeshjet e kampionateve
E Diela, 2 nëntor, është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton se me këtë rast, të gjitha ndeshjet e kampionateve të futbollit në vend, nga Kategoria Superiore deri te kampionatet e moshave, do të shtyhen.
Në Kategorinë Superiore, ndeshjet ishin planifikuar të zhvilloheshin të dielën dhe të hënën. FSHF konfirmon se sfidat e së dielës do të luhen të hënën, në orarin e njëjtë, ndërsa ato të së hënës do të shtyhen për të martën, në orën 16:00.
Abissnet Superiore, java 10:
- Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
- Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
- Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
- FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
- Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshje ishin planifikuar të zhvilloheshin të dielën, të cilat do të shtyhen për të hënën, në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10 të Kategorisë së Parë do të luhen ditën e hënë.
Kategoria e Parë, java 10:
- Iliria – Burreli, 03.11.2025, 14:00
- Kukësi – Kastrioti, 03.11.2025, 14:00
- AF Luftëtari – Besa, 03.11.2025, 14:00
- Laçi – Lushnja, 03.11.2025, 14:00
- Pogradeci – Apolonia, 03.11.2025, 14:00
- Skënderbeu – Korabi, 03.11.2025, 17:00
Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të zhvendosen të hënën, në orën 13:00.
Ndeshje të shtyra në Kategorinë e Dytë (Grupi B):
- Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
- Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
- Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
- Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
Federata Shqiptare e Futbollit thekson gjithashtu se në të gjitha ndeshjet e kampionateve shqiptare do të mbahet 1 minutë heshtje në nder të kujtimit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
