Djali i Erzen Breçanit vetëdorëzohet në Spanjë

I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet djali i Erzen Breçanit.

Eralbi Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve, është vetëdorëzuar në Spanjë. Breçani kishte kohë që ishte në arrati, ndërsa autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Vetëdorëzimi i tij në Spanjë pritet të pasohet nga procedurat ligjore për ekstradimin drejt Shqipërisë. Eraldi Breçani ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Scroll to Top