Die. Dhj 9th, 2018

Djokoviç e Koriç, finalistët e turneut të Shangait

TIRANË, 13 tetor/ATSH-A Fortuzi/ – Novak Djokoviç dhe Borna Koriç janë dy tenistët finalist të turneut të Shangait.

Djokoviç arriti një fitore të lehtë ndaj gjermanit Alexander Zverev (nr.4 në botë) në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (6-2, 6-1). Koriç në gjysmëfinale mundi zviceranin Roger Federer, kampionin në fuqi. Për serbin një shans i artë për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes botërore në rast se fiton turneun kinez.

Më e bukur ishte sfida tjetër gjysmëfinale, me kroatin Koriç që befasoi Federer, duke fituar 2-0 (6-4, 6-4) dhe barazon 2-2 rezultatin në përballjet direkte dhe për here të parë del në finalen e një turneu Masters. Kroati arriti të fitojë në të dyja setet nga një “game” me topat e kundërshtarit, duke përballuar me sukses sulmet e Federer, që nuk kishte vijueshmëri në lojën e tij dhe u eliminua./e.caushi/

Kategori