Dogana Bllokon 5340 Palë Atlete të Falsifikuara

Dogana bllokon 5 mijë palë atlete në Durrës dhe Kakavijë.

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me degët doganore në Kakavijë dhe Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, të cilat cënojnë pronësinë intelektuale të markave.

Mallrat e sekuestruara i përkasin markave “Christian Dior” dhe “New Balance” dhe bllokimi u krye për shkak të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Ky aksion u zhvillua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës për të garantuar barazinë në tregtinë e lirë dhe për të siguruar zbatimin e ligjit.

Strukturat doganore po kryejnë verifikime të mëtejshme për këto raste. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkeljeje të ligjit.

Scroll to Top