Mër. Tet 17th, 2018

Don Phenom ‘diss’ Noizyt me fjalë të Unikkatil, pasi Noizy ‘vjedh’ nga teksti i tij

<!– GazetaExpress E martë, 09 Tetor 2018 17:54–>

Noizy ka publikuar para pak ditësh një këngë të re, por diçka tjetër ka marrë vëmendjen.

Në një pjesë të tekstit, Noizy thotë: “Duket meksikane po m’duket se eshtë shkodrane”. Por, diçka të ngjajshme kemi dëgjuar edhe disa muaj më parë, saktësisht në këngën e Don Phenom, “Twerkirate, ku reperi thotë: “Ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane”.

E me të dëgjuar këtë këngë të re të Noizyt, Don Phenom ka reaguar, shkruan Gazeta Express.

Me anë të një postimi në Instagram, Phenom ka përdorur fjalët e Unikkatil, për të bërë ‘diss’-in për Noizyn për këtë rast.

Ai ka shkruar: “Nëse fjal t’mira najher shkruni, asht kur poi merrni tekstet tona e pak ma ndryshe poi thuni”. 

Kurse në një postim tjetër, reperi i TBA thotë: ““Përshëndes krejt fansat e mi që i kam inspiru me shkru tekste të bukra. Edhe përshëndes krej estradën që ka fillu me ba muzikën sikur Axha. Jeni krejt nipat e mbesat e mi”./Gazeta Express 

LajmiFundit

Kategori