Donnarumma kritikohet nga Seaman për festime

Donnarumma në qendër të kritikave, Schmeichel e sulmon për festimet

Xhanluixhi Donnarumma po kthehet në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ndonjë gabim në fushë. Duhet pranuar se që prej transferimit te Manchester City, portieri italian nuk ka gabuar asnjë ndeshje. Megjithatë, numri një i Kombëtares italiane është kritikuar ashpër nga ish-portieri legjendar i Arsenalit, Kombëtares angleze dhe vetë City-t, David Seaman.

Gjatë podcastit “Beast Mode On”, 62-vjeçari ka deklaruar se ndjen bezdi nga festimet e tepruara të portierëve pas pothuajse çdo ndërhyrjeje, duke përmendur konkretisht edhe Donarumën.

“Aktualisht është një nga të preferuarit e mi, por ka festuar në mënyrë të ekzagjeruar pas disa pritjeve jo të jashtëzakonshme. Kur ai dhe kolegët e tij e bëjnë këtë, unë mendoj: ‘Hajde, mund të bësh më mirë’, ose ‘Çfarë po bën? Festo kur ka vërtet rëndësi!’. Kjo gjë më bezdis vërtet”, u shpreh Seaman.

Donnarumma u transferua në Premier League në fund të merkatos së kaluar verore. Manchester City pagoi 30 milionë euro për ta marrë nga Paris Saint-Germain, klub që e kishte nxjerrë jashtë projektit pasi kuptoi se mund ta humbiste me parametër zero një vit më vonë. Ish-portieri i Milanit, i lindur në vitin 1999, ndërsa me “Citizens” ka firmosur një kontratë deri në qershor 2030, me opsion për një sezon shtesë.

Scroll to Top