Endrit Shabani jep dorëheqjen si kryetar i Nisma Thurje, garon për Avokat Populli
Endrit Shabani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Nisma Thurje. Me anë të një njoftimi zyrtar drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kjo forcë politike ka bërë të ditur dorëheqjen e tij.
Pas dorëheqjes së Shabanit, strukturat drejtuese të Nismës Thurje kanë zgjedhur Elton Çanajn si kryetar të ri të partisë.
Endrit Shabani është një nga kandidatët për postin e Avokatit të Popullit. Pritet që ai të kalojë për votim në Kuvend, ku do të synojë të zëvendësojë në këtë detyrë Erinda Ballancën.
