Dorëheqje Drejtoresha AKSHI pas skandalit me tenderat

Mirlinda Karçanaj ka dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtores së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ajo ndodhet aktualisht në arrest shtëpie pas skandalit të lidhur me AKSHI, një masë e cila u kërkua nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Mësohet se në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, i cili më parë drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Kujtojmë se Karçanaj është nën hetim nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që ajo drejtonte dhe ndodhet në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Që prej vendosjes së masës së arrestit shtëpiak, ajo i kishte deleguar detyrat vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe projekteve e-Gov me Fondet e Huaja.

Scroll to Top