Mër. Dhj 19th, 2018

“Dortmund” mund “Bajernin” dhe shkëputet në “Bundesligë”

TIRANË, 11 nëntor . – Bie hegjemonia e “Bajernit të Mynihut” në Gjermani. Pas shumë vitesh dominim në kampionat skuadra bavareze, i është dorëzuar rivalëve të “Dortmundit”.

“Borusia e Dortmundit” e mposhti “Bajernin” në duelin për kreun e kampionatit dhe u shkëput nga bavarezët 7 pikë.

Skuadra vendase përballoi diferencën e përvojës me kampionët duke arritur një sukses me përmbysje.

Robert Levandovski kaloi “Bajernin” dy herë në epërsi, me golat e tij, por “Dortmundi” u përgjigj me kapitenin Marko Rojs, që shënoi gjithashtu dy gola.

Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 73-të nga sulmuesi spanjoll, Pako Alkaser, që shënoi golin e tretë për vendasit, pas një kundërsulmi të shpejtë.

Me këtë fitore, “Dortmundi” u ngjit në kuotën e 27 pikëve, duke qenë i shkëputur në krye.

“Bajerni” zbriti në vendin e tretë me 20 pikë, ndërsa mbrojtja e titullit kampion po behet e vështirë.

Trajneri Niko Kovaç, po ashtu, rrezikon postin pas kësaj humbjeje. /o.l/./a.g/

Kategori