Dosja Balluku: Provat në USB shpërndahen te deputetët

Sekretet e dosjes Balluku pritet të dalin në dritë, USB-ja me provat i dorëzuar deputetëve

Këshilli i Mandateve ka marrë vendimin që USB-ja që përmban provat lidhur me Belinda Ballukun t’u shpërndahet deputetëve. Ky veprim synon që ata të njihen me përmbajtjen e dosjes, e cila deri më tani ka qenë sekrete. Në praktikë, kjo do të thotë se provat mund të bëhen publike, në rast se një nga deputetët vendos ta shpërndajë dosjen.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, avokati i Ballukut ka kërkuar tre javë kohë për t’u njohur me dosjen. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë deklaruar se ai mund të marrë maksimumi pesë ditë kohë.

Në mbledhje pati debat edhe në lidhje me pyetjen nëse provat e SPAK-ut duhet t’u vihen apo jo në dispozicion deputetëve. Opozita kërkoi të merrte USB-në me provat dhe ta shqyrtonte pas mbledhjes. Ndërkohë, Partia Socialiste kërkoi që dokumentacioni i sjellë nga SPAK të mos dilte nga mbledhja. Prokurorët sqaruan se materiali i USB-së mund të aksesohet vetëm nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe janë dakord që deputetët ta marrin me vete.

Scroll to Top