Die. Sht 23rd, 2018

Drama e penalltive rikthen Kroacinë në gjysmëfinale, Rusia jashtë Botërorit – VIDEO

 

Për të vendosur gjysmëfinalistin e fundit të Kupës së Botës u deshën goditjet e penalltive, pasi Rusia dhe Kroacia e mbyllën lojën në fushë në barazim 2-2, ndërsa nga pika e bardhë, prevaluan ballkanasit në një situatë që mori përmasa dramatike.

44 mijë spektatorët në stadiumin e Soçit admiruan golin fantastik të Çerishev pas gjysmë ore lojë që kaloi vendasit në epërsi. Pas një kombinimi të bukur me Zjuba në hyrje të zonës, mesfushori i Vijarrealit rezervoi një harkim fantastik që pushoi në rrjetën e kroatëve. por pa shkuar në pushim, ballkanasit arritën të barazonin. Mandzukic ngulmoi drejt portës së Akinfejev duke shërbeu në golin e Kramariç. Ky i fundit u bë futbollisti i shtatë i Kroacisë që shënon në këtë botëror.

Në rinisjen e lojës Ivan Perishiç pati një shans të artë për të kaluar dalmatët për herë të parë në avantazh por dështoi, një veprim që kontribuoi dhe në zëvendësimin e tij më vonë. Edhe Rusia pati mundësinë me Erokin por nuk e ndryshoi dot rrjedhën e barazimit në kohën e rregullt dhe në ndihmë u thirr shtesa.

Shifrat ndryshuan këtë radhë në favor të Kroacisë kur Vida i dha epërsinë dalmatëve. Barazimi i Rusisë erdhi në minutën e 115 nga braziliani i natyralizuar me kombëtaren ruse, Mario Fernandes me nëj gol me kokë.

Emocionet e botërorit u spostuan te penalltitë te, kroatët u treguan më të saktë edhe pse goditjet morën përmasa dramatike. gabimet u verifikuan në të dy ekipet, madje në një rast Modric pati fat në prekjen e Akinfejev. Penalltia vendimtare erdhi nga Rakitiç. Tani në gjysmëfinale, Kroacia luan ndaj Anglisë në 11 Korrik në Luzhniki stadium.

Përmbledhja e ndeshjes + penalltitë

InfoPasqyra/tch

Kategori