Die. Sht 23rd, 2018

Drejtësia për të mitur, Gjonaj: Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës

TIRANË, 10 Korrik/-A. Fortuzi/- Drejtësia për të mitur, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi ka në thelb të saj restaurimin e zinxhirit mbrojtës për të miturit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë konferencës “Drejtësia për të mitur”, ku merrnin pjesë edhe kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahuttin, tha se drejtësia për të miturit është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi.

“Drejtësia për të miturit është pjesë e rëndësishme e reformës në drejtësi. Jemi në fazën e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit. Po nxjerrim aktet nënligjore dhe po ngremë strukturat për zbatimin e Kodit. Qasja e re është drejtësi miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin dhe rolin aktiv duhet ta kenë shërbimet sociale. Do të restaurojmë zinxhirin mbrojtës për të miturin. Sistemi penitenciar është mundësia e fundit për të trajtuar një të mitur. Do të aplikojmë për herë të parë programet e drejtësisë restauruese”, tha Gjonaj./m.m/

Aktualitet – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori