Arratisja e Altin Ndocit: Kush është drejtori i ri i burgut të Durrësit
Pas shkarkimit të Indrit Cerlojit nga detyra e drejtorit të burgut të Durrësit, në këtë post është komanduar Edmond Llabani.
Ky vendim vjen pas ngjarjes së arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci. Ministria e Drejtësisë vendosi dje largimin nga detyra të drejtuesit të mëparshëm, Indrit Cerloit, duke hapur rrugën për ndryshime në drejtimin e burgut të Durrësit.
Më parë, zoti Llabani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Burgut të Peqinit.
