Drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, në gjendje të rëndë shëndetësore

Drejtori i ri, i komanduar për drejtimin e burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale.

Sipas informacioneve paraprake, ai është dërguar për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

Edmond Llabani mori detyrën e komanduar si drejtor i burgut të Durrësit më datë 15 janar. Ai erdhi në krye të këtij institucioni pas shkarkimit dhe arrestimit të ish-drejtorit, Indrit Cërrloj, ngjarje e cila lidhet me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoçi.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, ndodhet aktualisht në QSUT.

Scroll to Top