Drejtori i kompanisë ruse të dronëve plagoset rëndë

Shpërthim automjeti pranë Jekaterinburgut, plagoset rëndë drejtori i kompanisë ruse të dronëve “Upyr”

Vladimir Tkachuk, drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse Uraldronzavod, e njohur për prodhimin e dronëve “Upyr”, mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të automjetit me të cilin udhëtonte. Sipas Shërbimeve të Emergjencës ruse, të cituara nga agjencia shtetërore TASS, Tkachuk ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike dhe po merr trajtim mjekësor për të shpëtuar jetën.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Jekaterinburgut. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shkaqet e shpërthimit dhe as nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për një atentat të organizuar apo për një incident tjetër.

Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Scroll to Top