Filmime të fshehta zbulojnë praninë e drejtores së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në zyrën e Ergys Agasit.
Ngjarjet e lidhura me Ergys Agasin pritet të shkaktojnë tronditje të mëtejshme në administratën e qeverisë Rama. Bisedat rreth tendereve, kazinove, buxhetit të AKSHI-t dhe marrëveshjeve të tjera me zyrtarë qeveritarë apo miq të tij, janë regjistruar nga një kamerë e fshehtë që Agasi kishte instaluar në zyrën e tij.
Fotot e para janë publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dhe nga Mcn Tv, të cilët kanë siguruar dosjen. Ndër komunikimet e zbardhura nga SPAK, Bardhi ka vënë në dukje bisedat e Ergys Agasit ku ai përmend “kaponin”. Ndërkohë, MCN ka publikuar pamjet filmike të drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, brenda zyrës së Agasit.
