Mër. Dhj 19th, 2018

Drogba “var këpucët në gozhdë”

TIRANË, 10 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/-Sulmues Didier Droba ka vendosur të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte shprehur edhe më parë se: “Më ka pëlqyer gjithmonë të luaj futboll, por në moshën 40-vjeçare është koha për t’i dhënë fund. Kam nevojë për projekte të tjera”.

Drogba luajti te Marseja ku dhe u bë i njohur, më pas vijoi te skuadra e Çelsit. Droba ke vijoi karrierën e tij edhe në Kinë te Shangai Shenua.

Me përfaqësuesen e Bregut të Fildisht, Drogba ka zhvilluar 105 ndeshje dhe ka shënuar 65 gola. Ka fituar turneun e Kupës së Afrikës dy herë, 2006 dhe 2012. /j.p/

Kategori