Dronet ukrainase dëmtojnë digë në Belgorod, rrezik përmbytjeje

Dronet ukrainase dëmtojnë një digë në Rusi; goditjet e vazhdueshme përbëjnë rrezik serioz për rezervuarin në Belgorod

Guvernatori i rajonit rus Belgorod njoftoi sot se dronet ukrainase kanë goditur një digë në një rezervuar lokal, duke shkaktuar dëme.

Në një deklaratë të publikuar në aplikacionin Telegram, Vjatseslav Gladkov theksoi se goditjet e përsëritura mund të çojnë në përmbytjen e digës. Ai u rekomandoi banorëve të dy vendbanimeve kufitare, Shebekino dhe Bezlyudovka, të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim të përkohshëm diku tjetër.

Rajoni i Belgorodit kufizohet me rajonin lindor të Ukrainës, Harkiv, dhe ka qenë cak i sulmeve nga forcat e Kievit që nga fillimi i luftës në shkallë të plotë mes dy palëve në vitin 2022.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga Kievi.

Scroll to Top