Mër. Sht 26th, 2018

DRSH Vlorë vijon vizitat mjekësore në familje me ekzaminime radiologjike

TIRANË,6 shtator . – DRSH Vlorë në bashkëpunim me stafin e Qendrës Shëndetësore Novoselë ishin në nivel komuniteti, në fshatin Akërni pranë të moshuarve, duke ofruar një sërë shërbimesh për banorët e zonës. Ndryshe nga herët e tjera sot, risi për pacientët më në nevojë ishte ofrimi i ekzaminimeve radiologjike të: zemrës, heparit, tëmthit, veshkave, prostatës, mundësuar kjo edhe nga Dr.Laze Bregasi me specialitet radiolog, mjek pranë Qendrës Shëndetësore Novoselë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Vlorë, i bën thirrje publikut se asnjëherë nuk është vonë për të ndryshuar sjelljet e rrezikshme për shëndetin. Sipas DRSH Vlorë, në zemër të projektit “Shërbimishëndetësornëfamilje” është pacienti, fuqizimi i komuniteteve dhe i kontrollit të tyre shëndetësor. /m.z/e.caushi/

Kategori