Hën. Tet 22nd, 2018

Dua Lipa këndon dhe argëtohet nën ritmet e këngës së NR, “Afrim Roboti”

<!– GazetaExpress E premte, 10 Gusht 2018 16:05–>

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek fillimi i festivalit më të madh të muzikës – Sunny Hill Festival. Ylli i mbrëmjes së sotme, por edhe i gjithë kësaj ngjarjes që do të zgjas tre ditë rresht në Gërmi të Prishtinës, është padyshim Dua Lipa.

Kjo e fundit po argëtohet në maksimum si duket me jetën e natës në kryeqytetin tonë, Prishtinë, duke marrë për bazë imazhet dhe videot që po publikon në rrjetet sociale.

Së fundi ajo shihet duke u argëtuar nën ritmin e këngës së famshme të grupit NR, “Afrim Roboti”, i cili ishte një hit i vërtetë vite më parë.

Madje, 22-vjeçarja së bashku me miqtë e pranishëm në ndejën e organizuar mbrëmë, këndon disa herë refrenin e këngës “Afrim Roboti”.

Ndryshe, Dua së bashku me fondacionin Sunny Hill ka ndarë 100 mijë euro për bamirësi si dhe shkollat e muzikës në Kosovë. 

InfoPasqyra LajmiFundit

Kategori