Pre. Sht 21st, 2018

“Dual” finalizohet me arrestimin e një shtetasi për kultivim kanabisi

Policia e Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin “Dual”, duke vënë në pranga shtetasin 45-vjeçar, Aleksandër Gurra, banues në qytetin e Laçit.

Arrestimi i tij u bë pasi, është autor i dyshuar i kultivimit të 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen “Dual” në fshatin Selitë, në Kurbin,të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.

Gjatë kontrollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një peshore elektronike, si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa lejë dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 284 dhe 278/3 të Kodit Penal.

InfoPasqyra/tch

Aktualitet – Top Channel

Kategori