Mar. Nën 13th, 2018

Duhet të ishte në Botëror, por 500 euro i mbyllën karrierën

Arbitri Aden Marwa përjashtohet përjetë nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Konfederata Afrikane e Futbollit konfirmoi dënimin për arbitrin kenian që përpara disa javësh u kap teksa merrte një ryshfet prej 500 eurosh.

Ishte një gazetar i BBC ai që e demaskoi arbitrin teksa ishte paraqitur si një drejtues i Federatës Ganeze e korruptoi arbitrin me këtë shifër me Marvan, që nuk u mendua dy herë, por e pranoi ta merrte ryshfetin, një veprim që i kushtoi shtrenjtë.

Përpara një muaji FIFA e kishte përzgjedhur Aden Marwan si një prej arbitrave që do të gjykonte në Botërorin e Rusisë.

InfoPasqyra/tch

Kategori