Dumani në Kosovë: Bashkëpunim për sundimin e ligjit

Dumani jep “leksione” në Kosovë

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit. Këto takime synojnë shkëmbimin e njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e Kosovës.

Ambasada britanike në Prishtinë ka ndarë pamje nga takimi dhe shpreh optimizëm për bashkëpunimin e ardhshëm me Altin Dumanin.

“Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës,” thuhet në njoftimin e Ambasadës. “Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit.”

Altin Dumani sapo ka përfunduar detyrën e tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri.

Scroll to Top