Dumani për çështjen McGonigal: Presim përgjigje nga jashtë

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka dhënë një deklaratë lidhur me çështjen “McGonigal”. Ai bëri të ditur se dosja ndodhet në proces hetimor paraprak dhe aktualisht po kryhen veprime hetimore dhe ligjore brenda territorit shqiptar. Megjithatë, Dumani theksoi se për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja, nga të cilat po priten përgjigje.

Kur u pyet nga deputeti i opozitës, Ivi Kaso, për ecurinë e dosjes së ish-drejtorit të FBI-së, Charles McGonigal, dhe lidhjet e tij të dyshuara me Shqipërinë, përfshirë drejtues të qeverisë, Altin Dumani u shpreh: “E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim.”

Leave a Comment

Scroll to Top