Durim Bami mbetet në burg pas ekstradimit nga Dubai

Ekstradimi nga Dubai, gjykata lë në burg Durim Bamin

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në burg Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt Shqipërisë.

Sipas raportimeve, Durim Bami nuk ka qenë i pranishëm fizikisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati. Avokati Murati ka kërkuar nga Gjykata një masë më të lehtë, siç është arresti shtëpiak, por kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtarët.

Nga ana e akuzës, SPAK-un e ka përfaqësuar Prokurori Altin Dumani.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Ilir Murati ka ngritur shqetësimin pranë trupës gjykuese, të kryesuar nga gjyqtari Erion Çela, se jeta e klientit të tij po rrezikohet brenda ambienteve të burgut 313. Kërkesa e tij, e paraqitur një ditë më parë, do të shqyrtohet nga Drejtoria e Burgjeve në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK-ut, për një eventual transferim të tij në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.

Scroll to Top