Durrësi si “Venecia” përballë përmbytjeve
Situata në Durrës është rënduar për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Qyteti bregdetar, sot, duket si qyteti i famshëm italian, Venecia, pasi uji ka pushtuar disa zona.
Pamjet tregojnë qartë se lokale dhe rrugë janë përfshirë nga ujërat, duke shkaktuar bllokimin e shumë automjeteve.
Si pasojë e këtyre përmbytjeve, tetë familje janë evakuuar pasi uji ka depërtuar në banesat e tyre.
