Mër. Jan 23rd, 2019

Dy futbollistë të Partizanit kërkohen në Serinë A

Nga Italia vjen një lajm që ka në qendër të vëmendjes skuadrën e Partizanit.

Chievo është vënë në ndjekje të dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së kuqe: kapitenin Alban Hoxha dhe mesfushorin Jurgen Bardhi. Sipas asaj që publikohet në median italiane, drejtori sportiv i klubit veronez, Giancarlo Romairone po ndjek me vëmendje Hoxhën dhe Bardhin, të cilët i konsideron si përforcimet e mundshme të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm.

Chievo në këtë sezon ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit në Serinë A italiane dhe objektivi i saj është mbijetesa. Ndërkaq, Partizani ndodhet në Antalia të Turqisë për fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezonit dhe deri tani ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sivasporin e Antalyasporin.

Sfida e radhës e “Të Kuqve” është ajo me Dinamon e Zagrebit, që do të luhet të hënën.

InfoPasqyra/tch

Kategori