Dy të plagosur me thikë në Sarandë, njëri në gjendje të rëndë

Sarandë/ Dy persona u plagosën me thikë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Një konflikt, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 4 të qytetit.

Konkretisht, janë plagosur Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Gjoncaj, banor i fshatit Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine. Si pasojë e plagëve të marra, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.

Ndërkohë, Enea Qorri, i cili ka mbetur i plagosur, rezulton të ketë precedentë penalë të mëparshëm.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Scroll to Top