Sht. Nën 17th, 2018

Dy të rinj humbën jetën në Uzinën e Superfosfatit në Laç, reagon Konfederata e Sindikatave

LAC- Pas ngjarjes ku humbën jetën dy të rinj në Uzinën e Superfosfatit në Laç, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat nga vendi i ngjarjes, kreu i kësaj Konfederate, Kolë Nikollaj, i ka kërkuar Qeverisë që sa më shpejt të jetë e mundur të demulojë këto ngrehina, dhe mbetjet e rrezikshme në të gjitha objektet e braktisura.

Sipas Nikollës, Konfederata e Sindikatave është e vendosur që të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë të saj, qofte edhe me grevë urie dhe protesta.

Tre dite më parë në Uzinën e superfosfatit dy të rinj nga Shullazi i Kurbinit humbën jetën në rrethana skandaloze. Drilon Lamaj dhe Dashamir Jahja po gërmonin tek rrënojat e Uzinës për të nxjerr skrap për bukën e gojës.

Tre ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, në vendin ku vdiqën dy të rinjtë, janë vendosur nga familjarët qirinj dhe tufa me lule.

(InfoPasqyra/BW)

Kategori