e-Albania jashtë funksioni: Bizneset përballen me probleme

“E premtja e zezë”: e-Albania sërish jashtë funksionit

Platforma e-Albania duket se ka filluar pushimet përpara kohe. Nuk është më lajm që sistemi SelfCare, i menaxhuar nga e-Albania, nuk funksionon; në fakt, tani lajm është kur ai punon.

Edhe gjatë ditës së sotme, e njohur si “E premtja e zezë”, si dhe pas saj me fundjavën dhe ditën e hënë pushim, bizneset ankohen se nuk arrijnë të aksesojnë platformën SelfCare. Në mëngjes ajo punonte me vështirësi, ndërsa në mesditë, kur përpiqesh të hysh në sistem, ai thjesht rrotullohet pa fund.

Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me mosfunksionimin e “SelfCare”, platformës së përdorur për kryerjen e veprimeve administrative online. Për ditë të tëra, platforma, të cilën bizneset e përdorin për:

  • Rakordimet e faturave
  • Fiskalizimin e faturave të importit
  • Lëshimin e faturave (për të vetëpunësuarit)
  • Shërbime të tjera

ishte tërësisht jashtë funksioni. Më pas, sistemi riparhej dhe dilte sërish jashtë funksioni shumë shpesh.

Ekonomistët, të cilët përveç stresit të shkaktuar nga platforma me probleme, duhet të përballen edhe me presionin e bizneseve që kërkojnë llogari për diçka që nuk është në dorën e tyre, nuk u mbetet veçse të luten çdo ditë që SelfCare të punojë. Sidomos tani, që janë edhe tre ditë pushim, administrata largohet me leje dhe askush nuk do të përgjigjet – as ministrja virtuale Diella, as punonjësit!

Scroll to Top