Destinacioni i ri për Salah, nisin aludimet për të ardhmen e egjiptianit
33-vjeçari Salah, pas përfundimit të sezonit, pritet të gjejë një klub të ri. Destinacioni më i mundshëm duket Arabia Saudite, me Al-Ittihad që verën e kaluar bëri edhe disa oferta zyrtare. Ndonëse edhe Al-Hilal ka shfaqur interesim të madh, me oferta të larta financiare.
Interes për sulmuesin egjiptian ka edhe Paris Saint-Germain, por drejtuesit parizienë nuk bënë kurrë ofertë zyrtare. Mirëpo, situata e fundit mund t’i shtyjë ata për transferim gjatë verës.
Salah, po ashtu, është përmendur në media për një transferim në Spanjë, te Barcelona ose Real Madrid. Opsion për të ardhmen e 33-vjeçarit mbetet edhe MLS-ja, ku shumë yje janë transferuar atje në vitet e fundit.
Çdo enigmë do të zgjidhet në muajt e ardhshëm për Salah. (PANORAMASPORT.AL)
