Die. Dhj 16th, 2018

E sëmura me talasemi vuan për gjak, mjeku: Ik na lër rehat, gjak s’ka!

Fiks Fare solli sonte në mbrëmje rastin e një zonje e cila vuan nga talasemia, dhe në bankën e gjakut nuk ka gjak për të.

Lefteri Dedej nga fshati Konjati, Dushk i Lushnjës apelon për ndihmë pasi prej 4 muajsh ajo ka marrë vetëm një qese gjak. E vetme, pa shtëpi, e sëmurë, ajo e ka të pamundur të jetojë normalisht nëse nuk merr sasinë e mjaftueshme me gjak, që janë dy qese në muaj. Lefteria tregon për Fiksin se prej katër muajsh është kthyer si ish azilante nga Gjermania, ku mori trajtim mjekësor . Gjendja e saj shëndetësore ka qenë mjaft e mirë në Gjermani, pasi merrte çdo muaj nga dy qese gjak dhe trajtime mjekësore. Pasi u kthye në Shqipëri, për të nisën problemet. Mungesa e gjakut e ka bërë të ketë hemoglobinën 5 deri në 6 ndërkohë që vlerat normale variojnë nga 11.7 – 13.8 g/dL . Lefteria kërkon gjak në spital por mjekët i thonë se nuk ka, duhet të gjej një dhurues për ta ndihmuar. Ajo thotë se është e vetme dhe nuk ka askënd që të mund t’i dhuroj gjak. Ajo tashmë nuk merr më as kemp pasi iu ndërpre kur u largua nga Shqipëria për azil. Kempi i saj ka qenë vetëm 100 mijë lekë të vjetra, dhe tani i duhet të ripërsërisë dokumentacionin për të rifituar kemp-in. Lefteria është e pa mundur të punojë, pasi thotë se shpesh ka kriza e dhimbje në kocka.

Lefteri Dedej së bashku me bashkëpunëtorët e Fiksit shkuan në spitalin ” Ihsan Çabej” të Lushnjës, në bankën e gjakut. Menjëherë sa i komunikoi mjekut Mehmet Xhindoli se kishte vajtur për gjak, ai ia preu shkurt se ” nuk ka gjak, nuk kemi, nuk dhuron asnjë. Gjej dikë që të dhuroj për ty. Ik se kemi kontroll sot. Ik na lër rehat” .

Por kjo përgjigje është e përhershme për Lefterien si nga mjeku ashtu edhe nga infermierja, që nuk kanë kohë të merren me të pasi shpesh herë kanë kontrolle. Madje ata shkojnë edhe më tej kur i thonë : Merr në telefon para se të vish se nuk ka gjak, kot vjen. Në kohën kur Lefteria debaton me mjeku, një tjetër pacient me talasemi afrohet. Atij mjeku i thotë të presë dhe Lefteria reagon duke i thënë mjekut se bën diferencime. “ Pse të presë ai ka gjak për të?” pyet ajo. Mjeku e mohon menjëherë e shprehet se thjesht e ka të njohur e do ta takoj, pasi ai ka ardhur vetëm për ilaçe.

Biseda e Lefterie Dedej me mjekun Mehmed Xhindoli

Mjeku-Ça do?Ça ka?
Qytetarja-Mirë? Ti mirë? Unë kam ardh për gjakun.
Mjeku-Ça ke ti me? Rri moj tani se dy javë ke, një javë. Rri dhe nja një muaj. Nuk kemi asnjë.
Qytetarja-E di ti se kam katër muaj unë? Këtu vetëm një qese gjak kam marrë. Jam sëmurë, më dhembin kockat.
Mjeku- Ik tani se kemi punë po ik. S’ka fare .
Qytetarja-Po si s’ka fare?
Mjeku-S’ka asnjë moj, asnjë, fare. Fare. Ik na lë rehat , ik. Mirupafshim.
Infermierja-Nuk ka gjak , ka një muaj.
Mjeku-S’ka fare.
Infermierja-Gjej një dhurues.
Mjeku-Gjej një dhurues. Gjej kushëri, vëlla.
Qytetarja-Po s’kam as kushëri as vëlla.
Mjeku-Po s’gjete ik fare. Nuk ka asnjë moj fare.
Qytetarja-Të paktën grupin zero.
Mjeku-Nuk ka!
Qytetarja-Jam, kam qenë me kriza, ku të shkoj? Më dhembin kockat.
Mjeku-Po gjen ndonjë.
Qytetarja-Po ku të gjej.. mo doktor Meti.
Infermierja-Po si ku të gjej moj ti goce. Këtu s’ka.
Mjeku- Ik se po vijnë ata. Ik na lër rehat . Nuk vjen njeri të japi. Ik se kemi punë. Ik tani se kemi punë.
Qytetarja-Jam e sëmurë.
Mjeku-Po ik tani, ne të themi s’kemi ti thua… Nuk ka!
Infermierja-Ik se kemi kontroll tashti.
Mjeku-Ik tashti na lërë rehat po ik. Ik tashti.
Qytetarja-Po kur të vij? Të vij nesër?
Mjeku-Unë them s’ka fare për një muaj ti..
Qytetarja-Doktor Meti, jam e sëmurë. Kam qenë me kriza.
Mjeku-Ne s’kemi sot ti thuaj gjej nesër. Po nesër ku të gjej. Sot do gjemë ne? Na java tjetër merr në telefon?
Qytetarja-Të vij nga java tjetër?
Mjeku-Pyet, se s’dihet. Nuk ka moj fare. Nuk vjen gjak, s’ka. S;jep njeri moj. Gjej një kushëri..
Qytetarja-Po s’kam ore.
Mjku-Po s’gjete, po ne ku të gjejmë? Ti s’gjen, po ne?
Qytetarja-Kam nevojë për gjak, u bëra 4 muaj vetëm një qese gjak kam marrë.
Infermierja-Po mirë me, ne ça të themi, kur ka pasur ti s’ke ardhur.
Qytetarja-Si s’kam ardhur? Kam ardhur si s’kam ardhur.
Mjeku-Ik moj se kemi punë po vijnë ata ( kontroll) . Ik. Javën tjetër bëj telefon ose hajde pyet.
Infermierja-Ik thuaji doktoreshës që s’kishte.
Mjeku- Unë të them s’kemi. Ik se po vijnë ata, ik. Pyet javën tjetër. Ik. Javën tjetër pyet. Se po vijnë ata, kontroll. Edhe javën tjetër s’kemi , ti thua.
Qytetarja-Si të iki unë në shtëpi, ja vdiqa, ja mbarova? Ku të shkoj?
Mjeku- Po di unë? Gjej ku të duash, o 0, o B ( grup gjaku) bjere ta marrim direkt.
Qytetarja-Po s’kam njerëz, se të kisha njerëz nuk vija këtu.
Mjeku-Po kushëri s’ke ti?
Qytetarja-Po s’kam.
Mjeku-Po gjej një komshi.
Mjeku-Mos ik lart. ( pacientit tjetër) .
Qytetarja-A mos ik i thuaj atij.
Mjeku-Po ka punë kështu, nuk do gjak ai moj.
Qytetarja-Ore ti i thua tjetrit mos ik edhe më përzë mua?
Mjkeu- Për ça erdhe sot?
Pacient- Të marr ilaçet.
Mjeku- Di unë ça thua, unë po të them e kam mik moj. Dale moj mos e ngatërro punën, ai erdhi për ilaçet.
Qytetarja-Ai është si puna ime.
Mjeku-Erdhi për ilaçet , s’erdhi për gjak. Edhe i thashë unë prit. Ta takoj vet, qysh je, se e kam të sëmurin tim, siç të kam ty. Vazhdo, mirupafshim. Javën tjetër merr në telefon. Po gjetëm.
Qytetarja-U bëra katër muaj, vetëm një qese gjak më ke dhënë.
Mjeku- Po një ke kërkuar ti, se mos ke kërkuar më shumë. Një kërkove ti, një të dhashë unë.
Qytetarja-Një se s’kishe, edhe atë si ma dhe.
Mjeku-Pse dy doje ti?
Qytetarja-Po dy dua, muaj për muaj dy dua.
Mjeku-Aaaa dy, ne s’kemi një ti thua dy.
Qytetarja-Në Gjermani më jepnin nga dy qese.
Mjeku- Ja ku e ke numrin, mirupafshim!

InfoPasqyra/tch

Kategori