Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës

Gjykata e Tiranës dënon për shpifje Egla Cenon

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore për shpifje aktoren Egla Ceno. Ky vendim vjen pas akuzave që ajo kishte bërë publikisht ndaj moderatorit Saimir Kodra, të cilin e kishte akuzuar për ngacmim seksual.

Në vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Dhoma Penale, u deklarua se Saimir Kodra është i pafajshëm.

Ndaj aktores Ceno u vendos masa e dënimit me detyrimin për të publikuar vendimin gjyqësor. Sipas vendimit, Egla Ceno do të duhet të bëjë publikimin e plotë të vendimit me shpenzimet e saj, brenda 15 ditëve nga momenti kur ky vendim merr formë të prerë.

Scroll to Top