Mër. Dhj 19th, 2018

Ekipet kombëtare të moshave, përfundon seleksionimi në Durrës

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Përfunduan me sukses seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave në zonën e Durrësit, të cilat u zhvilluan ditën e djeshme, në të cilat morën pjesë 160 futbollistë, për t’u provuar për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21.

Seleksionimet janë ndjekur nga një komision i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtuar nga Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic, i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, si dhe spacialistët, Sulejman Mema e Dritan Babamusta. Ndeshjet u zhvilluan në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” Durrës.

Kjo fushatë seleksionimesh do të vijojë si mëposhtë: Shkodër: Datë 12 Dhjetor 2018 ora 10:00. Tiranë: Datë 13 Dhjetor 2018 ora 10:00. Elbasan: Datë 14 Dhjetor 2018 ora 10:00

Seleksionimet në Itali për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 17 Dhjetor në Milano dhe 18 Dhjetor në Romë, adresa: datë 17 Dhjetor Milano, Lombardia Uno Via Cilea, 116 20146 Milano dhe 18 Dhjetor Romë, USD Urbetevere Caclio Via della pisana, 379 00163. /j.p/

Kategori