Mër. Jan 23rd, 2019

Ekskluzive sot në YouTube të Top Channel: Daddy Yankee, “Plumbi që i ndryshoi jetën…”

Ndiqni sot në orën 18:30 intervistën ekskluzive me Daddy Yankee në kanalin e InfoPasqyra/tch në YouTube.

Këngëtari portorikan Daddy Yankie ishte këtë verë në koncertin e parë në Tiranë, si pjesë e turit “Dura”, ku ndezi sheshin “Skënderbej” me muzikën e tij dhe dha një intervistë ekskluzive për InfoPasqyra/tch.

Ai është një nga artistët më të njohur të rrymës reggatone. Në moshën 13 vjeçare, Ramón Luis Ayala Rodríguez (emri i tij i vërtetë) nisi të aktivizohej në vendlindjen e tij në bejzboll dhe endrra ishte të bëhej një sportist me famë botërore.

Në moshën 17 vjeçare ai u qëllua me një plumb të një arme AK-47, në një nga lagjet e Puerto Ricos dhe mbeti i plagosur në ije. Ai qëndroi për rreth një vit në spital, nga ku nisi dhe të krijonte muzikë. Në të njëjtin vit që u plagos, ai u bë dhe baba i një vajze.

Muzikën e nisi duke krijuar këngë hip hop dhe më pas krijoi label-in e tij në stilin “underground”. Daddy Yankee bashkoi disa artistë të rinj nga vendlindja e tij, duke krijuar një ndër grupet më të mëdha të muzikës reggatone.

Daddy Yankee, në bashkëpunim me Luis Fonsin me këngen “Despacito” ka thyer rekordin botëror me mbi 5,5 miliardë klikime ne YouTube. Bashkëpunimet e tij janë me këngëtarë botërore dhe producentët më të mëdhenj muzikore.

Ai dallon për stilin dhe këngët që realizon në rrymat reggae, hip-hop, RnB e pop.

Studio e tij në SHBA ka nofkën “Hit Factory”. Ai është dhe pronar i kompanisë muzikore, dhe veten e quan me shaka “The Big Boss”.  Disa here ai ka anuluar koncertet e tij për shkak të gjendjes shëndetësore, për të cilën nuk ka folur kurrë në media. Ai jeton me familjen në Puerto Riko.

SUBSCRIBE në kanalin e YouTube të InfoPasqyra/tch:

InfoPasqyra/tch

Kategori