Hën. Sht 24th, 2018

“Elbasan Arena”, Shqipëria mposht Izraelin, shënon Xhaka 1-0

TIRANË,7 shtator /ATSH- I. Vata/ Ndeshja e parë e përfaqësueses shqiptare në Ligën e Kombeve përfundoi me fitoren e ekipit tonë me rezultatin e ngushtë 1-0. E nis kështu debutimin e tij me ndeshjet zyrtare trajneri italian Kristian Panuçi, pas dy dështimeve në ndeshjet miqësore me Ukrainën dhe Kosovën.

Pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri-Izrael ishte më e mirë për përfaqësuesen tonë, që e nisi me sulme të njëpasnjëshme.

Në minutën e 50 Memushi finalizoi aksionin me një gjuajtje tokasi që rrezikoi portën e Izraelit.

Një tjetër aksion nis nga mesfusha ku në minutën e 53 godet Basha.

Por finalizimi erdhi nga Taulant Xhaka në minutën e 55-të me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke shënuar gol dhe kaluar në avantazh Shqipërinë.

Skuadra shqiptare rrezikon përsëri në minutën e 58, ndërsa vazhdon presingun ndaj kundërshtarit.

Në minutën e 63-të Hysaj drithëroi mbrojtjen e miqve, pas një kundërsulmi të shpejtë nisur nga mesfusha jonë.

Në të ’72 minutë Strakosha shpëton përsëri portën tonë nga një gol i sigurtë.

Në minutën e 75-të Hyka ishte pranë golit të dytë, por portieri izraelit ishte në lartësinë e duhur.

Deri në fund ekipi shqiptar ishte më i qartë dhe e meritoi plotësisht trepikëshin e parë të këtij kompeticioni. /r.e/

Kategori