Elektricist vdes në Lezhë nga rryma elektrike

Një elektricist humbi jetën paraditen e sotme në zonën e Tales, në Lezhë, teksa po kryente detyrën. Sipas informacioneve paraprake, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punimeve për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.

Scroll to Top