Elon Musk kundër BE-së: Akuzat e forta për tradhti dhe mungesë demokracie

Elon Musk ka sulmuar sërish Bashkimin Europian, duke theksuar se blloku nuk është një demokraci dhe duke akuzuar shumë politikanë europianë se janë tradhtarë të popullit të tyre.

Manjati i teknologjisë, Elon Musk, ka bërë kritika të forta ndaj Bashkimit Europian përmes postimeve në platformën X, duke i cilësuar vendet europiane si jo-demokratike. “Bashkimi Europian nuk është demokraci, pushteti i popullit, por më shumë burokraci – pushteti i një burokrati të papërdorur!”, ka shkruar me ironi pronari i X, Tesla dhe SpaceX.

Musk ripostoi gjithashtu një koment të një përdoruesi tjetër, ku thuhej se “Bashkimi Europian po bëhet një kërcënim ekzistencial për lirinë dhe sovranitetin europian”. Ai shtoi më tej se “Shumë politikanë në Evropë janë tradhëtarë të popullit të tyre”.

Ky reagim vjen pas humbjes së aksesit të Komisionit Europian në panelin e reklamave në X, pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj platformës për shkelje të rregullave të transparencës të BE-së.

Drejtori i produkteve të X, Nikita Bier, njoftoi në platformë se llogaria e reklamave e Komisionit Europian ishte çaktivizuar. Bier akuzoi Komisionin Europian se kishte tentuar të promovonte postimin e tij lidhur me gjobën ndaj X, duke shfrytëzuar një dobësi sigurie të platformës për të publikuar një link mashtrues dhe për të rritur artificialisht shtrirjen e tij.

Komisioni Europian kishte vendosur gjobën prej 120 milionë eurosh ndaj X të enjten, për shkak të shkeljeve të rregullave të BE-së sipas Ligjit për Shërbimet Dixhitale (DSA). Ky ligj synon kufizimin e përhapjes së përmbajtjeve të paligjshme.

Ndër shkeljet e raportuara ishin mungesa e transparencës mbi bibliotekën e reklamave të X dhe vendimi i kompanisë për të ndryshuar shenjën blu të verifikimit nga një mjet kontrolli në një funksion me pagesë.

Scroll to Top