Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm, Irani godet me raketa dhe dronë
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pohuar se aktualisht janë nën sulm nga raketat dhe dronë iranianë.
Në mediat sociale, ministria e mbrojtjes e vendit dhe autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive paralajmëruan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktualisht të angazhuara. Njerëzve iu kërkua të qëndronin në një vend të sigurt.
Ministria e mbrojtjes e vendit shtoi:
- “Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe aktualisht po përballet me sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani.
- Ministria e mbrojtjes konfirmon se tingujt e dëgjuar në zona të shpërndara të vendit janë rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore që kapin raketa balistike dhe avionëve luftarakë që kapin dronë dhe municione që lëvizin në ajër.”
