ArkivaLajmeneutrale

Endrit Thaçi falenderon mbështetësit e protestës

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Sheshin Skënderbej në Tiranë, për të shprehur mbështetje për babain e tij.

Në një deklaratë për mediat, ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në protestë, si dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen. Ai gjithashtu falënderoi zotin Balla për angazhimin dhe përkrahjen e dhënë.