ArkivadjaliLajmeneutrale

Endrit Thaçi mbështet protestën në Tiranë për babain e tij

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ndodhet në protestën që po zhvillohet në Sheshin Skënderbej në Tiranë për të mbështetur babain e tij.

Në një deklaratë për mediat, ai shprehu mirënjohjen e tij për pjesëmarrësit që iu bashkuan protestës, si dhe për kryeministrin Edi Rama.

“Ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen. Dua të falenderoj edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale”, tha ai.