Erdogan e Macron diskutojnë konfliktin në Iran

Erdogan në bisedë telefonike me Macron: Zgjatja e konfliktit do të sillte destabilizim jo vetëm në rajon, por për të gjithë botën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron.

Erdogan theksoi se Turqia po bën përpjekje intensive për të forcuar fushën e diplomacisë dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave për Iranin.

Presidenti turk po ashtu nënvizoi se “zgjatja e konfliktit në Iran do të ishte një burim destabilizimi si për rajonin ashtu edhe për të gjithë botën”, duke shtuar se duhet një bashkëpunim më i madh në mbrojtje midis aleatëve të NATO-s.

Scroll to Top