Erdogan luan basketboll me Shaquille O’Neal në Stamboll

Si kurrë më parë! I veshur sportiv, Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me legjendën amerikane, Shaquille O’Neal

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shfaqur në publik në një mënyrë të papritur, i veshur sportiv dhe duke luajtur basketboll. Ai priti të martën në Stamboll legjendën e basketbollit amerikan, Shaquille O’Neal, në një takim që ka tërhequr vëmendjen dhe ka habitur opinionin publik.

Takimi u zhvillua në stadiumin Anadolu Efes, ku Erdogan dhe O’Neal u shfaqën në një atmosferë të çlirët dhe larg protokolleve zyrtare. Të veshur sportivë, ata provuan të gjuanin në kosh disa herë dhe më pas shkëmbyen topa basketbolli të firmosur nga njëri-tjetri, duke dhënë një mesazh simbolik për miqësinë dhe sportin.

Prania e Shaquille O’Neal në Turqi nuk është e pazakontë. Ylli amerikan ka vizituar disa herë vendin vitet e fundit, jo vetëm për aktivitete sportive, por edhe për pasionin e tij për muzikën, duke performuar si DJ në Stamboll dhe Antalia.

Takimi Erdogan–O’Neal u interpretua si një moment simbolik që bashkon sportin, kulturën dhe diplomacinë e butë, duke nxjerrë në pah rolin e sportit si urë lidhëse mes vendeve dhe figurave publike.

🏀🇹🇷 — Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top