Ergys Agasi: Koleksion verërash miliona euro dhe lidhje me krimin

Brenda shtëpisë së Ergys Agasit: Miliona euro në koleksionin e verërave

Pamjet e mëposhtme janë filmuar brenda shtëpisë së Ergys Agasit, i cili cilësohet si lidhja mes kryeministrit Edi Rama dhe grupeve kriminale. Gjatë tentativës për t’i shpëtuar arrestimit, Agasi u përpoq të zhdukte dy gjëra: së pari, koleksionin e tij të veçantë të verërave, me një vlerë prej disa milionë eurosh, dhe së dyti, serverin e kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Të dyja këto elementë u hoqën me nxitim nga kushëriri i tij, Eno Agasi, gjatë mbrëmjes së operacionit të SPAK. Ndërsa koleksioni i verërave ka mundësi të gjendet, zhdukja e serverit të kamerave të sigurisë është një veprim që nuk duhet nënvlerësuar. Kjo ngre pyetjen: Kë mbrojti Agasi duke asgjësuar pamjet filmike që monitoronin banesën e tij?

Scroll to Top