Die. Dhj 9th, 2018

Eriksen “tremb” Totenhemin: Dua rritje rroge

TIRANË, 22 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-  Kristian Eriksen ka trembur “Totenhem”. Sipas mediave britanike, një prej futbollistëve më të mirë të Premier Ligës dhe luanëve të bardhë, Eriksen ka kërkuar rritje të pagës, ndryshe do të gjejë një skuadër të re.

Futbollisti, që kërkohet nga thuajse të gjitha klubet më në zë në Evropë, po ushtron presion ndaj “Totenhem “për të rinovuar kontratën e tij me një rritje rroge, nga 4.3 milionë euro që merr aktualisht në 8 milionë euro në sezon. Danezi gjithashtu kërkon që kontrata e re të zgjasë deri në 2022, ndërsa aktualja është deri në 2020.

Por sipas “The Sun”,  presidenti i klubit Levy nuk ka ndërmend ta pranojë këtë kërkesë që do ta bënte numrin 10 më të paguarin në ekip. Kësisoj, me kontratën që i skadon në vitin 2020, ish-futbollisti i “Ajax” mund ta shoh veten në qendër të skenarëve të reja në merkato. Një “telenovelë” që mund të nisë që në janar 2019, ose edhe më herët duke parë se lojtari ka mjaft stimatorë në Europë. /j.p/

Kategori