Erion Braçe kandidon për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën

Erion Braçe: Nuk e kam pyetur Ramën për kandidaturën, ai nuk ka komentuar!

Socialisti Erion Braçe, i cili ka shprehur kandidaturën për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ka folur rreth këtij vendimi në emisionin “Shqipëria Live”. Braçe u shpreh se qyteti është aktualisht i vështirë për t’u qeverisur, duke shtuar se mbështetja e socialistëve të njësisë 5, por jo vetëm, është e vlefshme.

“Po lëviz kudo, jo vetëm tek njësia 5, po u përgjigjem njerëzve. Qyteti është i paqeverisshëm në këtë moment. Unë besoj që në këtë rast vlen mbështetja e socialistëve. Normalisht, kur thashë që ishte përgjigje për qytetarët, kanë qenë socialistët e njësisë 5 dhe më pas të njësive të tjera që i kam kontaktuar. U kam dhënë një përgjigje (për problematikat) duke ofruar veten time gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë aty ku ata jetojnë. Duke parë të gjitha pasojat e mungesës së qeverisjes së Tiranës,” tha Braçe.

Braçe u pyet rreth reagimit të kryesocialistit Edi Rama për kandidaturën e tij në Bashkinë e Tiranës, teksa zbuloi se nuk ka folur me të.

“As ka bërë koment, as unë nuk kam kërkuar koment. Besoj që kandidimi është gjëja më normale që mund të ndodhë brenda PS, që qeveris prej vitesh edhe qytetin. Nuk kam folur me kryetarin e PS-së. Nuk është mungesë respekti as ndaj kryetarëve dhe as të tjerëve, që kjo dalja ime, unë shprehem të jem një nga kandidatët e PS për Bashkinë e Tiranës. Nuk ka qenë mungesë respekti, është respekt ndaj asaj që kryetari i PS është. PS-ja është një parti që zgjedh me votë. E dyta, nuk më ka nxjerrë Edi Rama (si kandidat), po i parapri. Jo, nuk më ka nxjerrë Edi Rama, kam dalë vetë, si përgjigje ndaj thirrjes së popullit dhe të qytetit,” u shpreh Braçe.

Scroll to Top