15-vjeçari Erjon Boba, viktimë e sulmit me thikë, përcillet për në banesën e fundit.
Një ceremoni mortore emocionuese u mbajt sot për 15-vjeçarin Erjon Boba, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në zemër. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë në zonën e Shkozetit në Durrës. Viktima u plagos rëndë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të jetë një debat në rrjetet sociale.
Qindra banorë të zonës morën pjesë në ceremoninë e varrimit, duke shprehur ngushëllimet dhe duke i dhënë lamtumirën e fundit të riut.
