Ermal Hasimja fiton çmimin “At Gjergj Fishta” për romanin

Ermal Hasimja fiton çmimin “At Gjergj Fishta” për romanin e tij

Ermal Hasimja është fitues i çmimit “At Gjergj Fishta” për prozën më të mirë, i dhënë nga një juri e përbërë nga Rudolf Marku, Erenestina Halili dhe Bajram Kosumi.

Romani i Hasimes, “E shkuar e pakryer”, sjell historinë reale të gjyshërve të tij gjakovarë, të cilët u ndanë nga familjet e tyre për gjysmë shekulli për shkak të regjimit komunist.

Në këtë vepër, harresa paraqitet si një sëmundje e mendjes njerëzore, duke ecur paralelisht me harresën e komunizmit. Libri, më shumë sesa një përshkrim i dramave dhe vuajtjeve njerëzore, është një thirrje për ruajtjen e kujtesës dhe kuptimin e thelbit të diktaturës komuniste.

Çmimet “At Gjergj Fishta” jepen çdo vit për veprat më të mira në prozë, poezi dhe përkthim. Sivjet, në konkurimin për këto çmime morën pjesë rreth 80 punime. Ky aktivitet mbështetet nga Bashkia Lezhë.

Ermal Hasimja është një figurë e njohur, i cili është përmendur edhe si një nga kandidatët kryesorë të mundshëm të opozitës për zgjedhjet në Tiranë. Ai njihet gjithashtu si pedagog, aktivist në shoqërinë civile dhe si administrator i suksesshëm i një prej shkollave më të mira në Shqipëri.

Scroll to Top