Tifozët e Trabzonsporit të befasuar, klubi zyrtarizon vendimin për Ernest Muçin
Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së Trabzonsporit për ndeshjen e nesërme kundër Alanjaspor. Ky takim është pjesë e javës së 29-të të Superligës turke.
Klubi ka bërë zyrtare listën e lojtarëve të gatshëm për këtë sfidë, ku emri i Muçit mungon. Mesfushori nuk ia doli të rikuperohet plotësisht pas dëmtimit që pësoi javën e kaluar, i cili bëri që të humbiste edhe takimin kundër Gallatasaraj.
Muçi, i njohur për tiparet e tij sulmuese, u paraqit në seancën stërvitore të djeshme për të testuar gjendjen e tij fizike. Megjithatë, rezultoi se ishte ende herët për një rikthim në fushë.
Trabzonspori po lufton për titullin kampion. Aktualisht, skuadra kryeson me 4 pikë më pak se Gallatasaraj, e cila ndodhet në vendin e parë të renditjes.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL
